WELCOME SOCIETY FORWARD CENTER ALBANIA
  • Home
  • Where we are
  • Vacancies/Opportunities
  • Our projects
  • Contact us
  • Home
  • Where we are
  • Vacancies/Opportunities
  • Our projects
  • Contact us
Search


What we do: - EU Project Development   -EU Partner Matchmaking  -​EU Project LIVE Consulting


Opportunities:

Ju lutem gjeni me poshte kerkesat per oferte per prokurimet qe SFC Albania ka nevoje te beje gjate muajit tetor në kuadër të zbatimit të projektit “HapPasHapi - Rritja e kapaciteteve të Qendrës ditore  PAK”, SFC Albania kërkon një/disa kontraktues që të ofrojnë shërbimet si me poshte:
Ky projekt implementohet ne kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ( ReLOad) me financim të Bashkisë Roskovec. 
Nr.1
Materiale gjate trajnimeve
20 Dosje, flete te bardha, stilolapsa, blloqe, per trajnimet ne qëndrën PAK-Roskovec te printuara me cover te titullit te projektit

Nr.2
Katering gjate aktiviteteve  te trajnimit dhe pikturimit te qendres PAK-Roskovec
Te pergatiten 2 oferta:
1. menu te ndryshme te ftohta per tu konsumuar gjate pauzes se drekes
2. menu te ndryshme te ngrohta per tu konsumuar gjate pauzes se drekes
- 13 dite / 15 persona cdo here

Nr.3
-Përpilimi dhe printimi i 200 fletëpalosjeve informuese mbi qëndrën PAK-Roskovec dhe shërbimet që ajo ofron.
Karakteristikat e fletepalosjeve:
-Të jete min 2 flete – 4 faqe
-Teksti, logot dhe cdo informacion për fletëpalosjen do jepet nga organizata.
-Të ketë rezolucion të qartë
-Të përcjelli qartë mesazhin e dhënë duke  përfshirë target-grupin e projektit
-Cilësia dhe madhësia  të jetë e përshtatshme për tu shpërndarë lehtësisht në mendiat sociale

-10 T-shirts me logo
-Bluza me logo te donatorit dhe implementuesit te projektit, titullin e projektit etj sipas kerkeses se SFC Albania

-Roll Up
-permban informacione kryesore te projektit, sic jane titulli I projektit, donatori, zbatuesi etj sipas kerkeses se SFC Albania

Nr.4
Materiale per pikturimin e ambienteve,  20 kuti bojera/20 penela
-Cdo kuti boje të jete min-maks 1 kg
-Të ketë cilesi të lartë qe ti rezistoje kohes 
-Penela te madhesive te ndryshme

Subjekti/subjektet aplikues/e duhet të përmbushë/in këto kritere:
 
Duhet të ofrohet Numri i certifikatës së Regjistrimit të Biznesit (NIPT një kopje) Duhet të sigurohet vlefshmëria e ofertës(Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 15 ditë) Oferta duhet të dorëzohet vetëm përmes emailit: contact@society-forward-albania.com ose me postë në adresën:Rr.”Artan Lenja”(Ndërtesa 84 nga M.Gjollesha), Tiranë, Shqipëri. Oferta financiare duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/cmim. Ofertat do të vlerësohen në bazë të çmimit më të ulët dhe oferta me cmimin më të ulët do të shpallet fituese Oferta duhet të jetë në pëputhje me specifikimet teknike bashkëngjiitur o  Prioritet do kenë subjektet që veprojnë në Bashkinë Roskovec;
Dokumentacioni me siper duhet te dergohet deri më 05 tetor 2020
Ky projekt implementohet ne kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ( ReLOad) me financim të Bashkisë Roskovec. 

Lënda: Shpallje vend pune vakant
 
Me objekt: Pozicion vakant: Lehtësues / Kordinator lokal për promovimin e qendres PAK-Roskovec
Drejtuar: Të gjithë kandidatëve të interesuar që përmbushin kriteret dhe kushtet e mëposhtme
 
Përmbledhje/Përshkrim
Në kuadër të zbatimit të projektit “HapPasHapi - Rritja e kapaciteteve të Qendrës ditore  PAK”, SFC Albania shpall vendin vacant pwr pwrzgjedhjen e një Ekspert / Kordinator local për promovimin e qendrës PAK-Roskovec në funksion të këtij projekti.
Fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për përkushtim, vëmendje dhe angazhim në zhvillimin e tyre, disafish më shumë se një fëmijë që nuk i ka këto nevoja speciale.
Duke pasur parasysh që Bashkia Roskovec do të vërë së shpejti në dispozicion të këtyre fëmijëve qëndrën PAK projekti yne dëshiron të fokusohet në vlerësimin e kushteve të këtyre fëmijëve në familjet e tyre, përmirësimin e kapaciteve të punonjësve që do të angazhohen në këtë qëndër duke i trajnuar dhe certifikuar, pajisjen e qendrës me sa më shumë pajisje materiale që do të na lejojë buxheti dhe  pikturimin e ambienteve të qendrës për ta bërë atë sa më mikpritëse si për vetë fëmijët ashtu edhe për punonjësit dhe prindërit.
Ky projekt implementohet ne kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ( ReLOad) me financim të Bashkisë Roskovec.
 
Subjekti aplikues duhet të përmbushë këto kritere:
 
Diplomë universitare në fushën e  Shkencave Humane, Psikologji ose disiplina të ngjashme. Eksperience jo më pak se 1 vit në fushën  psikologji (mesimdhënie, studime, trajnime etj) Oferta duhet të dorëzohet vetëm përmes emailit: contact@society-forward-albania.com Aftësi shumë të mira komunikuese Aftësi për të punuar në afate kohore rigoroze dhe nën presion kohor; Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë edhe menaxhimin e kohës; Njohuri shumë të mira të MS Office; Prioritet do kenë kandidatët banues në Bashkinë Roskovec; Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar:
1.             CV
2.             Fotokopje Diplomë
3.             Një letër motivimi/interesi
 
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen
 
Afati dhe koha e punës:
Afati kohor i punës është 40 ditë në total,  gjatë muajve Shtator – Tetor - Shkurt 2020.
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
 
o              Të realizojë ditët informuese e ndërgjegjësuese në 72 familje të rrethit të Roskovecit.
o              Të ofrojë konsulencë dhe mbështetje për familjet që kanë në gjirin e tyre fëmijë me ëftësi të ufizuara ne projekt me qëllim promovimin e qendrës Pak, Roskovec.
o              Të bashkëpunojë  me institucionet lokale, Bashkinë e Roskovecit, qendrën PAK dhe qendrën shëndetësore dhe palët e tjera të përfshira në implementimin e projektit, me qëllim arritjen e objektivave specifike të projektit;
o              Të sigurojë dokumentacionin e kërkuar mbi përfituesit dhe të përgatisë një raport final mbi ditët informuese/ndërgjegjësuese. 
 
Afati I aplikimit:
Afati kohor për aplikime është deri më 26 Shtator 2020.Dokumentacioni me siper duhet te dergohet deri 26 shtator 2020 në adresën e e-mailit: contact@society-forward-albania.com. 

​














Sito alimentato da Weebly. Gestito da iPage".
  • Home
  • Where we are
  • Vacancies/Opportunities
  • Our projects
  • Contact us